WwW.ViNi-Dj.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
WwW.ViNi-Dj.Tk

Muzik 24/7
 
ForumForum  tek djradiotek djradio  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Poni, ju rrėfej tė vėrtetat e jetės sime private

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Dj_Vini
Admin
Admin



Numri i postimeve : 95
Registration date : 10/09/2008

Poni, ju rrėfej tė vėrtetat e jetės sime private Empty
MesazhTitulli: Poni, ju rrėfej tė vėrtetat e jetės sime private   Poni, ju rrėfej tė vėrtetat e jetės sime private Icon_minitimeThu Oct 02, 2008 5:22 pm

E ndėrsa prej kohėsh ėshtė bėrė subjekt i faqeve rozė tė gazetave, duket se vetė Poni asnjėherė nuk ka preferuar tė flasė pėr jetėn private, apo mė tej akoma tė komentojė ato ē’ka janė shkruar rreth saj.

Poni, ju rrėfej tė vėrtetat e jetės sime private Normal16

Impenjimet e shumta nė fushėn e muzikės dhe koncertet, si mėnyra mė e mirė pėr tė qenė pranė fansave e kanė bėrė, qė shpesh tė ndjejė dėshirėn pėr tė qenė e shkėputur nga jeta mediatike. Megjithatė duke qenė personazh publik, gjithsesi ajo nuk ka mundur t’i shpėtojė lajmeve, qė me ose pa dėshirėn e saj shkruhen nė faqet e shtypit. Kėngėtarja pranon tė tregojė tė vėrtetat nė lidhje me thashethemet rreth saj.

Prej njė kohė tė gjatė nuk e shohim Ponin nė skenėn shqiptare. Ēfarė ka ndodhur me karrierėn tėnde?
Nuk do tė thoja pėr njė kohė tė gjatė. Pas Top-Festit unė kam nisur tė punoj intensivisht pėr njė album, tė cilin mendoj se publiku im e pret ēdo ditė. Nė adresėn time tė e-mailit apo edhe nė telefonatat, qė mė bėjnė pyetja e parė ėshtė pikėrisht pėr albumin. Pra ka qenė njė strategji dhe njė largim i qėllimshėm nga aktivitetet muzikore nė Shqipėri.
Ky ėshtė albumi yt i dytė?
Ky ėshtė albumi im i tretė me bashkėpunėtorė emra tė njohur si, Edi Balili, Darko Dimitrov, Genti Lako dhe Stine. Ėshtė njė album, ku do tė vij ndryshe.
Ka kaluar dy vjet, qė nga dalja e albumit tėnd paraardhės. Mund tė cilėsohet njė kohė relativisht jo e shkurtėr?
Nuk ėshtė mirė tė dalėsh ēdo muaj me klipe tė rinj. Tė paktėn kjo ėshtė njė kėshillė profesionistėsh dhe tė njėjtėn gjė mendoj, se bėjnė edhe artistėt e suksesshėm nė botė. Kėtu tek ne nuk funksionon shumė kjo strategji, por besoj se ndodh ngaqė shumė kėngėtarė e ndiejnė veten pa treg dhe tentojnė ēdo muaj tė kapin tregun duke u hedhur nga njė rrymė nė tjetrėn.
D.m.th. ti mendon se e ke tė stabilizuar tregun tėnd?
Sigurisht, pa treguar egoizėm dhe mendjemadhėsi dua tė them se i kam hedhur themelet fort, falė punės dhe mbėshtetjes, qė mė ka dhėnė publiku shqiptar.
Po me koncertet si ka qenė viti, qė lamė pas?
(Qesh) Ti duhet ta dish mirė, sepse gjatė verės jemi takuar shpesh nė diskot bregdetare, ndėrsa pėr dimrin dua tė them, qė nuk kam pasur asnjė fundjavė tė lirė. Dhe pėr kėtė arsye ofertat nė Shqipėri nuk kam mundur t’i realizoj, sepse tė gjitha koncertet i kam pasur jashtė vendit. Koncerti i fundit ka qenė nė Athinė mė 31 dhjetor, krahas artistėve tė njohur shqiptarė si Rita Lati, Gazmend Paja, Behar Mera, etj, nė njė sallė prej njė mijė vetėsh.
Kjo sepse jashtė paguhesh mė mirė?
Jo. Kanė qenė data tė pėrcaktuara mė parė pėr koncertet. Dhe kam vėnė re se publiku jashtė kėngėn popullore e ka vlerėsuar dhe e ka mirėpritur. Nuk ėshtė ēėshtje pagese, por kanė qenė gjėra tė planifikuara. Edhe kjo ėshtė njė lloj strategjie, sepse gjatė verės kanė qenė nė Shqipėri, ndėrsa gjatė dimrit jashtė saj. Me albumin tim tė ardhshėm do tė kem turne nė qytetet kryesore shqiptare dhe njė koncert recital nė Athinė.
Do tė jesh kėtė vit pjesėmarrėse nė Top-Fest, duke qenė se vitin e kaluar rezultuat e pėlqyer?
Jo, albumi mė merr pjesėn mė tė madhe tė kohės, dhe siē e thashė do tė jem e impenjuar me punėn pėr tė. Por do ta ndjek Top-Festin.
Mos ndoshta pėr ndonjė arsye je ndjerė e zhgėnjyer nga viti i kaluar?
Jo absolutisht. Do tė ndjehesha e zhgėnjyer nėse publiku nuk do tė mė kishte mbėshtetur, ose do tė mė kishte rėnė numri i koncerteve. Por kudo ku kam qenė, sallat e mia kanė qenė plot dhe pėr kėtė falėnderoj publikun dhe Zotin.
Tė dalim pak nga koncertet dhe tė shkojmė tek e pėrditshmja. Thashethemi mė i fundit, qė kam dėgjuar ėshtė se ke lėnė shkollėn…
Absolutisht jo. Jam mėnjanuar paksa, pėr shkak tė koncerteve dhe impenjimeve, jam shumė aktive me provimet gjatė gjithė kėsaj periudhe dhe besoj se gjithēka do tė shkojė mirė. Sigurisht mė kanė dhėnė mundėsinė edhe dekania Zamira Ēavo e Mentor Nazarko.
Ėshtė krijuar pėrshtypja qė Poni ėshtė njė labe e egėr, sidomos shfaqet agresive me gazetarėt. I tillė ėshtė karakteri yt i vėrtetė?
E egėr me ata, qė thjesht dezinformojnė publikun. Jam natyrė, qė nuk di tė shtirem dhe i them gjėrat troē. Ndoshta kėtė fakt, ata qė mund tė mė cilėsojnė tė tillė e quajnė agresivitet. Natyra ime ėshtė shumė e ndjeshme, shumė miqėsore. E kam tė vėshtirė tė cilėsoj veten, por kėto dy tipare jam e sigurt qė i kam dhe do i kem gjithmonė.
Meqė dolėm tek miqėsia, cilat janė marrėdhėniet e tua me kolegėt kėngėtarė?
Mė shumė kam miq nė zhanrin e muzikės popullore. Me ta mė ka rastisur mė shumė tė kem koncerte, tė udhėtojmė, tė hamė bashkė. Veēoj kėtu Valbona Memėn, Valbona Halilin dhe Sinan Hoxhėn. Ka shumė kėngėtarė tė tjerė tė cilėt i respektoj pėr marrėdhėniet qė kam me ta, por edhe pėr arritjet e tyre skenike.
Po armiq ke?
S’do doja t’i quaja tė tillė. Por kudo ka bėrryla, kudo ka njerėz qė nuk duan tė tė shohin nė shkallėn ku je, por ky ėshtė problem i tyre dhe nuk do tė doja t’i quaja armiq.
Ndėrkohė nuk tė shoh shpesh nė rrugėt e Tiranės apo edhe nė lokalet e natės…
Nuk i kam frekuentuar asnjėherė lokalet e natės. Mundohem qė kur kam pushim, tė iki sa mė larg zhurmės, nė Vlorė, nė Llogaora, nė Pogradec, nė Korēė ose nė Voskopojė.
Dhe kush janė shoqėruesit e tu nė kėto udhėtime?
Me shoqėrinė dhe miqtė e mi mė tė mirė.
Ke ndonjė mik tė veēantė mes tyre?
Edhe nėse do tė kishte nuk do tė ishte diēka e keqe, por ende jo.
Njė zgjedhje e jotja kjo?
Pas albumit tė premtoj, qė do tė jap diēka ekskluzive. (qesh)
Kjo do tė thotė qė ka diēka, por ti nuk do ta pranosh?
Jo, por ka diēka nė projektet e mia. Nuk do tė doja tė isha gjithmonė vetėm. Edhe impenjimet kanė bėrė tė tyren. Pastaj ti e di se si janė burrat shqiptarė, qė nėse marrin njė grua duan ta kenė gjithmonė pranė vetes.
Dhe e ke menduar se ēfarė do tė bėsh kur tė kesh njė burrė nė krah dhe ty tė duhet tė lėvizėsh nėpėr koncerte?
Atėherė do tė jem mė e rezervuar. Do ta bėja njė sakrificė tė tillė pėr njė marrėdhėnie serioze.
Cila ėshtė gjėja qė ty mund tė tė bėjė tė dashurohesh pas njė mashkulli?
Mirėsia dhe sinqeriteti.
Po vetė si je nė raportet nė ēift?
I kam tė dyja kėto cilėsi.
Tė shqetėsojnė thashethemet, qė thuhen pėr ty?
Shumė, sepse janė tendencioze. Nuk e kuptoj se ēfarė fitojnė kėta njerėz duke u pėrpjekur tė dėmtojnė njė imazh. Por thashetheme ka gjithandej. Mua mė ka shqetėsuar fakti, qė kanė qenė tė qėllimshme. Nė media nuk ėshtė pasqyruar pjesa e arritjeve tė mia muzikore, qė gjithēka e kam falė punės, por janė marrė me shtrembėrime dhe tė pavėrteta.
I tillė ka qenė edhe lajmi pėr shtatzėninė?
I tillė ka qenė edhe thashethemi pėr shtatzėninė, i tillė ėshtė lajmi i njė jave mė parė, qė unė nuk kam qenė e ftuar nė asnjė koncert, e tė tilla gjėra tė ngjashme.
Njėkohėsisht kanė qarkulluar fjalė se ke pasur lidhje me njė politikan shqiptar…
Nuk kam pasur nevojė pėr njė lidhje tė tillė. Kėto janė thashetheme tė shėmtuara, qė i fabrikuan tė paaftėt dhe dashakeqėt, por prapė nuk mė ka interesuar. Gjithmonė kam parė pėrpara dhe i kam shkelur me kėmbė thashetheme tė tilla. Mė duhet tė mendoj se me ēfarė do ta surprizoj publikun kėtė verė. Nuk kam kohė pėr tė humbur. Njė gazetė qė shpifi nė kėtė drejtim ėshtė nė proces gjyqėsor me mua. Dua qė kėtyre gazetarėve qė shkruajnė tė pavėrteta pėr mua t’u them qė herė tjetėr tė mė pyesin mua pėr lajmet rreth Ponit.Do t’i informoja me kėnaqėsi.
Kanė ndikuar kėto gjėra nė karrierėn tėnde?
Do tė shqetėsohesha mė tepėr nėse do tė ndikonin tek publiku dhe fansat e mi. Por ata, qė mė njohin nga afėr mė kanė vlerėsuar dhe mė kanė dhėnė vendin qė meritoj. Nuk dua qė fansat e mi tė zhgėnjehen nga tė tilla shkrime, sepse janė tė shtrenjtė pėr mua.

Poni, ju rrėfej tė vėrtetat e jetės sime private Thumb_65
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://vini-dj.4umer.com
 
Poni, ju rrėfej tė vėrtetat e jetės sime private
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poni zhgenjen fansat

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
WwW.ViNi-Dj.Tk :: Argėtim :: Thashetheme-
Kėrce tek: